Jemi mësuar që Çbanen ta shohim vazhdimisht të fortë dhe si një burrneshë në serialin 'O Sa Mirë'. Mirëpo, në episodin 111-të të hit-komedisë televiz
Jemi mësuar që Çbanen ta shohim vazhdimisht të fortë dhe si një burrneshë në serialin ‘O Sa Mirë’.
Mirëpo, në episodin 111-të të hit-komedisë televizive, Arjola Demiri ka treguar anën e saj femërore.
Në një skenë të episodit të ri, ajo shfaqet mjaft sensuale dhe vë në pah bukurinë e saj.
Dukja e saj i lë pa fjalë Llukmanin (Ernest Zymberi) dhe Qabin (Ridvan Murati), të cilët nuk e njohin.
Ndryshe, në jetën reale Arjola është nënë e tre fëmijëve, ajo ka dy vajza dhe një djalë.
Aktorja e ka fituar simpatinë e publikut menjëherë pas shfaqjes në serialin më komik të momentit ‘O Sa Mirë’. Roli i saj dinamik, një vajzë tropojane me emrin Çbane ka bërë që publiku ta veçojë për origjinalitetin që i jep rolit në këtë serial.
Nëpër intervista, aktorja ka treguar për përvojën në serial, si dhe jetën e saj private, duke treguar përkushtimin e madh që ka ndaj fëmijëve të saj.
COMMENTS