Nesër shpallën rezultatet për studentët e pranuar në konvikte për vitin 2017/2018

Nesër shpallën rezultatet për studentët e pranuar në konvikte për vitin 2017/2018

Qendra e Studentëve e UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018, njofton komunikata për media.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500.

Afati për ankesa eventuale është me datat 25 dhe 26 shtator 2017.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në ueb-faqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar në Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.

Konkursi ishte i hapur, nga data 06 deri 14 shtator 2017. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 6980 studentë”, thuhet në komunikatë.

COMMENTS