Këta janë 39 deputetët e koalicionit PAN: PDK 21 deputetë, AAK 10 e NISMA 8 (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës. 16 më pak se në zgjedhjet e kaluara. AAK e Ramush Haradinajt ka arritur

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës. 16 më pak se në zgjedhjet e kaluara. AAK e Ramush Haradinajt ka arritur t’i bëjë 10 deputetë në mesin e të cilëve edhe Ahmet Isufin. Ndërkohë, NISMA ka arritur t’i marrë tetë deputetë në mesin e të cilëve edhe Milaim Zeka.

Tashmë është e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fituar 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Më së shumti të zgjedhur të popullit ka fituar PDK. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet e pesta, partia e Veselit ka 16 deputetë më pak.

Partia e Ramush Haradinajt ka marrë dhjetë deputetë në mesin e të cilëve është edhe Nënkryetari Ahmeti Isufi, i cili s’pati fituar në zgjedhjet e parafundit.

Ndërkohë, NISMA për Kosovën, është rritur për 40 për qind dhe ka fituar 8 deputetë.

Indeksonline ka publikuar listën e cila mund të ndryshojë pasi të numërohen votat me kusht dhe votat nga diaspora.

Çka shihet në listë është se aty nuk ndodhen dy Nënkryetarët e PDK’së: Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. Madje, as Shaip Muja.

COMMENTS