Këta janë 11 trajnerët më të paguar të Evropës

Këta janë 11 trajnerët më të paguar të Evropës

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris (Foto/Video)
Arsyja pse u largua Icardi nga Barcelona

Këtë sezon, Premier League është kampionati i yjeve të pankinës. Jo vetëm sepse aty ndodhen Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, por sepse mund të gjesh edhe emra si Antonio Conte, Jurgen Klopp dhe Arsene Wenger.

Duke qenë se janë më të mirët, sigurisht që paguhen më shumë. ‘The Sun’ ka bërë një renditje të trajnerëve më të paguar të Evropës dhe 7 prej tyre punojnë në Angli.

Mourinho (Manchester United), Pep Guardiola (Manchester City), Wenger (Arsenal), Klopp (Liverpool), Conte (Chelsea) dhe Pochettino (Tottenham) zënë 6 nga 7 vendet e para të renditjes.

Ja renditja e 11 trajnerëve më të paguar:

1. Mourinho (Manchester United) 17,6 milionë euro
2. Guardiola (Manchester City) 17,6
3. Ancelotti (Bayern) 10,56
4. Wenger (Arsenal) 9,97
5. Klopp (Liverpool) 8,21
6. Conte (Chelsea) 7,62
7. Pochettino (Tottenham) 6,45
8. Zidane (Real Madrid) 5,28
9. Simeone (Atlético Madrid) 5,16
10. Benítez (Newcastle) 4,7
11. Allegri (Juventus) 4,1.

COMMENTS