Kështu stërviteshin heroniat e UÇK-së (Video)

Deda: As si bllok, as si subjekte ndaras nuk do ta përkrahim PAN-in
Protestojnë shqiptarët në Francë, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet sesi trajtoheshin gratë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhirimet tregojnë stërvitjet e vajzave dhe grave të Kosovës pranë një fshati të Rahovecit.

AP transmeton se në historinë e shqiptarëve ka shumë gra të cilat kanë luftuar si burrat dhe ndaj për këtë popull fakti i tillë nuk është i jashtëzakonshëm.

Komandanti i UÇK-së me emrin e koduar si ‘Mësuesi’ tregon se gratë e kanë të vështirë të trajnohen, por se kur trajnohen ato janë si burrat të forta në fushën e betejës.

Pranvera Bala, ish-luftëtare e UÇK-së thotë se pas luftës dëshiron t’i ndjekë studimet universitare si të gjithë të rinjtë në botë.

COMMENTS