A po ndryshon Ronaldo? Nga një lojtar egoist ai duket se po shndërrohet në një lojtar shumë ekipor. Cristiano Ronaldo ishte kapiten pa shirit i Rea
A po ndryshon Ronaldo? Nga një lojtar egoist ai duket se po shndërrohet në një lojtar shumë ekipor.
Cristiano Ronaldo ishte kapiten pa shirit i Real Madridit të mërkurën mbrëma në sfidën ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, ku triumfuan “Los Blancos” 1:2.
Portugezi luajti rrolin e kapitenit të vërtetë. Në një moment, CR7 duket se shtyu me kokë edhe gjyqtarin, Nicola Rizzoli, kur akordoi penallti të paqenë në favor të vendasve, të cilën më pas e humbi, Arturo Vidal.
Pas golit të barazimit, portugezi kthehet nga stoli i “Los Blancos” duke bërtitur “Vamos” dhe gjatë gjithë kohës motivon bashkëlojtarët, duke luajtur kështu rrolin e një kapiteni të vërtetë,/GE/.
Për më shumë shikoni videon e publikuar nga “El Chiringuito de Jugones”:
COMMENTS