Kështu flet Ermal Mamaqi për Kombëtaren e Kosovës (Foto)

Kombëtarja kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës, ka nxitur spekulime nga më të ndryshmet në javët e fundit, për dy ekipe të shqiptarëve.

Mirëpo, shqiptarët vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të bëjnë tifo për të dyja skuadrat.

Kosova ka barazuar me Finlandën në debutimin me debutimin historik në një garë ndërkombëtare, në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqit, përmes rrjeteve sociale ka treguar qëndrimin e tij për Kosovën.

‘Urime Kosovë për pikën e parë. Jemi një… Por në futboll jemi 2!’, ka shkruar Mamaqi në Instagram.

Postimi është shoqëruar me një fotografi, ku në plan të parë është logoja e FFK-së.

Ermal Mamaqi per kombetaren e Kosoves

COMMENTS