Kërkohet pronari i parave të humbura në Pejë

Kërkohet pronari i parave të humbura në Pejë

Ministri Hasani kërkon rritjen e numrit të Inspektorëve
Zvicra përkrah MMPH-në

Policia e Kosovës në Pejë njofton se më 18 dhjetor rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare ‘Meto Bajraktari’ në Pejë, kishte gjetur një kartëmonedhë dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor në Pejë.

Sektori i hetimeve ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare ‘Meto Bajraktari’, ish ‘Shtëpia e mallrave’ dhe në incizimet vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme i bie kartëmonedha.

‘Me qëllim që personit në fjale t‘i kthehen paratë e humbura, kërkojmë që përmes mjeteve elektronike dhe të shkruara të informohet opinioni lidhur me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për të t’i marrë paratë e humbura me datën e cekur më lartë, personi të cilit i kanë humbur’, thuhet në njoftimin e Policisë.

COMMENTS