Kërkesa speciale e Thaçit për tifozët shqiptarë për ndeshjen Kosovë – Kroaci

Nesër Kosova do të luajë në stadiumin 'Loro Boriçi' të Shkodrës kundër Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 'Rusi 2018'. Pr

Nesër Kosova do të luajë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës kundër Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që tifozët nga Shqipëria ta mbështesin përfaqësuesen e Bunjakut.

‘Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit në këtë ndeshje të vështirë për ne.

Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj jam shumë i gëzuar, që për të dhënë këtë mesazh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës’, u shpreh Thaçi.

COMMENTS