Persona ende të panjohur e kanë kërcënuar Shefin e Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci. Mësohet se bëhet fjalë për n
Persona ende të panjohur e kanë kërcënuar Shefin e Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci.
Mësohet se bëhet fjalë për një letër kërcënuese, e cila i është lënë para derës, në ndërtesën ku jeton Grabovci, në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Prishtinë.
Kërcënimi për zyrtarin e PDK-së lidhet me çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndër të tjera, aty thuhet se nëse kalon kjo çështje në Kuvend, atëherë do të sulmohet me zollë shtëpia e tij.
‘Tokat tona i kemi mbrojt me gjak, mos i shit se kerset zolla në shpin tane’, thuhet në këtë letër.
Grabovci e ka konfirmuar kërcënimin, mirëpo nuk ka dhënë shumë detaje.
‘Letra është gjetur në afërsi të banesës sime’, ka thënë ai, përcjellë zico.tv
‘Për këtë gjë e kam njoftuar edhe policinë’, tha Grabovci.
Më 1 shtator në Kuvendin e Kosovës do të sillet për ratifikim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Partitë opozitare për muaj të tërë janë duke e kundërshtuar këtë marrëveshje, sipas të cilëve, Kosovës ia humb rreth 8 mijë hektarë tokë.
COMMENTS