Kërcënime për sulme në ‘Rio 2016’

Policia po kontrollon deputetët e VV-së
Presidenti amerikan, Donald Trump uron Thaçin për 10-vjetorin e pavarësisë

Pas kërcënimeve të një kanali xhihadist kundër Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënime ndaj Olimpiadës.

‘Shumë kërcënime janë hedhur poshtë dhe ato që meritojnë vëmendje po hetohen plotësisht’, tha agjencia e zbulimit.

Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat.

Thuhet se përmes mesazheve është bërë thirrje të sulmohen edhe atletët perëndimorë.

Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë.

‘Rio 2016’ nis më 5 gusht.

COMMENTS