Këpucët që të çojnë te destinacioni i dëshiruar (Video)

Këpucët që të çojnë te destinacioni i dëshiruar (Video)

Celularin do e mbushim 4 herë në vit
Fillon hakimi në garën ‘Hack Day Kosova 2017’ (Foto)

Si në filma fantashkencë. Këto këpucë janë të pazakonta sepse kanë aftësinë që t’iu tregojnë rrugën drejt vendit ku dëshironi të shkoni.

Dhë për këtë përdorin një metodë të veçantë: Dridhjen.

Të ndërtuara nga Hi­Tec, një firmë prodhimi e pajisjeve sportive në Holandë, këpucët mund të lidhen përmes Bluetooth-it me telefonin tuaj, ndërsa ju shënoni më parë destinacionin ku doni të shkoni.

Sapo ta kenë një informacion të tillë duke përdorur sistemin e tyre të orientimit do t’iu udhëzojnë për të ndjekur rrugën më të shkurtër që ju çon në atë destinacion.

Brenda këpucëve janë instaluar disa pajisje të vogla, të cilat dridhen duke ju sinjalizuar nëse duhet të ecni drejt, të ktheheni djathtas apo majtas.

Përveç kësaj këpucët e zgjuara që mund t’i gjeni me emrin ‘Navigator boots’ nuk e lëshojnë ujin dhe kushtojnë 230 euro.

COMMENTS