Këngëtarja e njohur poston video rrëqethëse :Dua të vras veten (Video)

Këngëtarja e njohur poston video rrëqethëse :Dua të vras veten (Video)

Linda Halimi gjen ‘fajin’ përse nuk u kualifikua në ‘Eurovision’ (Foto)
Rita Ora takohet me Princin William dhe Harry (Video/Foto)

Ajo është një nga artistet më të suksesshme të viteve ’90, me albume me shitje marramendëse e hite të paharrueshme si ‘Nothing Compares To You’.

Por sot, në moshën 50 –vjeçare, Sinead O’Connor është shumë larg prej artistes së suksesshme që ka qenë dikur.

Ajo prej disa vitesh vuan nga porbleme të shëndetit mendor si bipolariteti dhe depresioni, gjë që e ka shtyrë disa herë drejt tentativave të vetëvrasjes.

Këngëtarja e njohur së fundmi ka postuar në Facebook një video rrënqethëse, ku tregon se tashmë jeton e vetme në një hotel në Nju Xhersi, e dëshpëruar për gjendjen e saj dhe duke menduar shpesh për vetëvrasjen.

‘Jam tërësisht e vetme. Nuk kam asnjë njeri tjetër në jetë përveç psikiatrit tim, njeriut më të ëmbël në botë, që thotë se unë jam heroi i tij. Dhe kjo është e vetmja gjë që më mban në jetë tani, gjë që është disi patetike’.- u shpreh duke qarë nëna e 4 fëmijëve që mesa duket e kanë braktisur.

‘Po e bëj këtë video sepse dua që të gjithë të shohin se ç’do të thotë. Sëmundjet e shëndetit mendor janë si droga, nuk i plas fare se kush je ti dhe po kaq keq është dhe stigma rreth tyre. Papritur të gjithë njerëzit që supozohet se të duan dhe duhet të kujdesen për ty të trajtojnë si plehrë’.- u shpreh O’Connor.

COMMENTS