Këngëtarja bëhet nënë në moshën 50 vjeçare

Zymbyl Agën nuk do ta njihni më (Foto)
Hiti i Adelina Ismailit dhe Tingulli 3 që kurrë s’u bë me klip! (Video)

Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur amerikane, Janet Jackson, është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ylli amerikan dhe bashkëshorti i saj, Wissam Al Mana, janë bërë me djalë të martën, përcjellë zico.tv

‘Janet Jackson dhe bashkëshorti Uisam Al Mana kanë kënaqësinë t’i urojnë mirëseardhjen në këtë botë djalit të tyre Eissa Al Mana’, njoftoi përfaqësuesi i Jackson në një deklaratë për revistën ‘People’.

Djali, i quajtur Eissa, është lindur pa probleme, ndërsa Janet aktualisht është duke pushuar pas lindjes, ka njoftuar përfaqësuesi i familjes.

Këngëtarja dhe aktorja 50 vjeçare ka qëndruar larg syrit të publikut gjatë shumicës së kohës sa ishte shtatzënë.

Jackson dhe biznesmeni nga Katari u martuan në vitin 2012.

COMMENTS