Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund lidhjes disa vjeçare, tashmë beqar (Foto)

Njëri nga artistët më të suksesshëm të skenës shqiptare, kantautori Pirro Çako duket se i ka dhënë fund historisë së dashurisë dhe bashkëjetesës me vajzën nga Shkodra të quajtur Sisilia.

Lidhja e Pirro Çakos me simpatiken (asokohe) 21 vjeçare u zbulua gjatë vitit 2011. Ndonëse diferenca prej 25 vjetësh e moshës mes tyre u diskutua gjatë, çifti dukej më i lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit në evente të ndryshme ku u shfaqën bashkë.

Por tashmë, sipas ‘Who’, kjo romancë ka marrë fund. Ndërsa citohen miqtë e afërt të çiftit, thuhet se ndarja është konfirmuar prej tyre, por pa dhënë asnjë arsye. Aktualisht Pirro Çako është 51 vjeç.

COMMENTS