Këngëtaret urojnë ditën e verës (Foto)

Këngëtaret urojnë ditën e verës (Foto)

Era Istrefi paralajmëron bashkëpunim me këngëtarin e famshëm shqiptar (Foto)
Në mesin e 20 vajzave që ‘çmenden’ për të, Butrint Imeri zgjodhi njërën për të bërë një fluturim me helikopter (Foto)

Sot (e martë) më datë 14 mars në Shqipëri shënohet Dita e Verës.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve, dhe qyteti ku festohet është Elbasani. Ndërsa në Lezhë, Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte, e njëjta ndodh edhe në disa vise veri-perëndimore të Kosovës.

Këtë festë e kanë uruar edhe disa nga këngëtarët e njohur, përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtarja Soni Malaj që ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mes lulesh, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar: ‘Gëzuar ditën e verës’.

Gëzuar ditën e Verës! 🏵🌺🌻

A post shared by S🔴N☝🏻 ♏️A💪🏻AJ ☀️ (@soni_malaj) on

Ndërkohë, këngëtarja Miriam Cani publikoi një imazh të thjeshtë, ku shfaqej me fustanin e bardhë në një piknik, duke festuar nën rrezet e diellit.

🌞

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Eranda Libohova duket t’ia ketë kaluar mirë në këtë ditë gjithashtu. Në InstaStory, ajo ka publikuar një imazh ku shfaq një ballokume, të cilën e ka marrë dhuratë për festën e Verës.

Një festë e tillë shoqërohet me shumë aktivitete të ndryshme në Shqipëri, e veçanërisht në Elbasan.

COMMENTS