Këngëtarët më të njohur të estradës muzikore, koncert humanitar për Denisin (Video)

Këngëtarët më të njohur të estradës muzikore, koncert humanitar për Denisin (Video)

Reagon Policia, dhuna ndaj 16 vjeçares në Rahovec e papranueshme (Video)
Ekzekutohen 15 të burgosur

Nesër me fillim nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori”, nën moderimin e gazetarit dhe moderatorit Milaim Zeka, artistët më të njohur të estradës sonë muzikore do të performojnë për t’i dalë në ndihmë Denis Gollubovcit, i cili po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë në tru.

Më datën 16 nëntor (nesër), do të mbahet një koncert humanitar në sallën 1 Tetori në Prishtinë (Qendra e Studentëve), i cili është organizuar për t’i dalë në ndihmë 23 vjeçarit nga Komorani, Denis Gollubovcit, i cili së fundmi është diagnostifikuar me një sëmundje e rëndë në tru.

Të hollat që do të mblidhen nga ky koncert humanitar, ku do të performojnë artistët më të njohur të skenës sonë muzikore, do të shkojnë për shërim të Denisit, i cili ka nevojë që të dërgohet jashtë vendit për shërim mjekësor.

Hyrja do të jetë nga 2 Euro, derisa do të këndojnë: Fisnikët, Hekuran Krasniqi, Leonora Jakupi, Etnon, MC Kresha dhe Lyrical Son, Asim Gashi, Shqipri Kelmendi, Adelina Berisha, Getinjo, Mozzik, Dafina Dauti, Kida.

Ndërkaq, gazetari dhe moderatori Milaim Zeka do ta moderojë koncertin humanitar.

Denisi është një student i shkëlqyeshëm i arkitekturës, dhe ai ka nevojë më shumë se kurrë që t’a ndihmojmë të gjithë duke dërguar para në xhirollogarinë bankare në bankën Raiffeisen, siç shihet në videon e mëposhtme.

COMMENTS