Kënga e re e Vesa Lumës – Dedikim për babain në ditën e lindjes (Video)

Megan Fox më e dashuruar se kurrë, shijon pushimet me … (Foto)
Gentrit Leka, gjilanasi që i ‘ndezi’ dasmat e kësaj ane (Video)

Këngëtarja e njohur Vesa Luma i ka kushtuar një këngë burrit më të veçantë – babait të saj të ndjerë. Ajo ka postuar në Instagram një video të këngës me titull ‘Sa mall’ dhe i ka bashkangjitur një shkrim prekës.

Babai i Vesës është ndarë nga jeta, por në ditën e lindjes së tij ajo ka shprehur ndjenjat nëpërmjet këngës duke e falënderuar për çdo gjë që i ka mësuar.

‘Babi, ti sot ke ditëlindjen… Prej momentit kur u ndave nga ne fizikisht e deri sot nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë që ndiej, por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mija! Kërkoj falje që ky videoklip e ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më ‘tradhtojë’…

postimi-i-vesa-lumes-per-babin

Në tekstin e kësaj kënge mund ta gjejnë veten shumë njerëz që kanë humbur personat e dashur. Gjithashtu Vesa nuk ia dedikon vetëm babait të saj këngën ‘Sa mall’, por të gjithë njerëzve që ndiejnë mungesën e të dashurve të tyre, përcjellë zico.tv

‘Faleminderit zemër Big Basta, që përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë dhe faleminderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe mjeshtrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj videoje! Kjo këngë u dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Gëzuar për ty, engjëlli ynë!’ ka shkruar Vesa.

Kjo është një surprizë jo vetëm për familjen e saj, por edhe për fansat të cilët e përgëzojnë këngëtaren nëpërmjet komenteve.

COMMENTS