Kënga e dytë shqiptare që po depërton ndërkombëtarisht (Video)

Muzika shqiptare tashmë po depërton gjithkund nëpër botë. Një tjetër ka 'dhezur' ndërkombëtarisht edhe mbrëmë. Kjo për faktin se kënga 'Kuq e Zi je

Muzika shqiptare tashmë po depërton gjithkund nëpër botë. Një tjetër ka ‘dhezur’ ndërkombëtarisht edhe mbrëmë.

Kjo për faktin se kënga ‘Kuq e Zi je ti’, e krijuar nga Flori Mumajesi, është luajtur nga dj i njohur botëror Axwell, në një koncert me pjesëmarrje masive prej mijëra personave.

Krenarinë për muzikën e saj dhe të Florit, e ka shprehur publikisht këngëtarja Elvana Gjata, përmes postimit të videos në Instagram.

‘Dhe ndodh që momenti më i bukur në show nga @axwell të jetë me #kuqezijeti. Këngë krijuar nga @iamflorimumajesi. Kënduar nga unë. Ngritur në qiell prej Shqipeve në gjithë botën, me zërin prej shpirtit tuaj’ është shprehur, Elvana Gjata.

Postimi i Elvana Gjates per Kuq e Zi

COMMENTS