Kënga dhe klipi i ri i Capital T do të jenë zjarr (Foto)

Kënga dhe klipi i ri i Capital T do të jenë zjarr (Foto)

Dua Lipa publikon videon për këngën ‘Room for 2’ (Video)
Dua Lipa vjen me një tjetër bashkëpunim (Video)

Reperi i njohur i skenës Capital T aktualisht ndodhet në Paris të Francës, ku është duke shijuar disa ditë pushimi.

Ndërkohë ai vazhdon të jetë edhe shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, duke mos lënë anash as punën për projektet e reja muzikore.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë këngën dhe klipin e tij më të ri, e siç thotë ai, do të jetë një projekt i zjarrtë.

‘Kënga dhe klipi i ri do të jenë zjarr’, shkruan Capital T në një fotografi të publikuar në Instagram Story.
Përndryshe, projekti i tij i fundit mbetet kënga ‘C’est’a Guerre’ në bashkëpunim me Macron, e lansuar në janar të këtij viti dhe që ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube.

COMMENTS