Kendall Jenner shpallet modelja më e paguar në botë (Foto)

Kendall Jenner shpallet modelja më e paguar në botë (Foto)

Modelja e njohur, Kendall Jenner ka arritur të rrëzojë nga froni Gisele duke u shpallur modelja më e paguar në botë pas 15 viteve. Mbretëresh

Modelja e njohur, Kendall Jenner ka arritur të rrëzojë nga froni Gisele duke u shpallur modelja më e paguar në botë pas 15 viteve.

Mbretëresha e sfilatave është renditur në krye të listës Forbes për fitimet e 22 milionë dollarëve gjatë vitit.

Të ardhurat e 22-vjeçares janë dyfishuar që nga viti 2016, duke e bërë modelen më të paguar të të gjitha kohërave.

Gisele, 37 vjeçe renditet në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë, ndërsa në vend të tretë Chrissy Teigen me 13.5 milionë.

Nuk është e pabesueshme ta shohim Kendall të parën pasi ajo është imazhi i markave të njohura kozmetike apo veshjesh.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë edhe në videoklipin e Fergie, në këngën Enchante. Pritet që suksesi i yllit të reality show, Keeping Up With The Kardashians të rritet çdo ditë e më shumë.

COMMENTS