Kelmendi: Nuk e di a mund të kthehem në seancë

Kelmendi: Nuk e di a mund të kthehem në seancë

Ramiz Kelmendi nuk është i sigurt nëse do të mund të rikthehet në seancën ku po votohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai pas hedhjes së dytë të gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së, thotë se gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë.

Kelmendi për Express ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të mund të rikthehet në seancë.

‘Jam shume keq. Këtë herë më dëmtoi se ra gazi nga ne. Nuk e di a mund të rikthehem në seancë’.

COMMENTS