Kelmendi ndihmohet nga shteti me 12 mijë euro

Kelmendi ndihmohet nga shteti me 12 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot i ka ofruar mbështetje financiare prej 12 mijë eurove, Kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendit.

‘Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit’, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit të Kosovës do ta afirmojë edhe më shumë.

COMMENTS