Kek me salcë portokalli

Kek me salcë portokalli

Pulë me miell misri (Video)
Suxhuk i pjekur me kërpudha, perime dhe djathë

Përbërësit për tavë me diametër 22/24 cm të thellë:

225 gr. sheqer
280 gr. miell
12 gr. sodë për ëmbëlsira
1 majë thike kripë
130 ml. lëng portokalli i freskët
lëkura 1 + 1/2 limoni bio e grirë në rende
lëkura 1 + 1/2 portokall bio e grirë në rende
140 ml. vaj luledielli
3 vezë
100 gr. fara lulëkuqesh Për salcën e portokallit:
150 ml. lëng portokalli i freskët
150 gr. sheqer
100 ml. ujë

Për zbukurim:

sheqer pluhur
2-3 lugë qumësht
fruta pylli sipas dëshirës

Përgatitja:

Ndezim furrën me 170°C.
Në një tas të madh hedhim lëngun e portokallit, vajin, vezët, sheqerin, miellin dhe sodën me sitë, kripën, farat e lulëkuqeve, lëkurën e grirë të portokallit dhe të limonit.

I përziejmë vetëm pasi t’i kemi hedhur të gjithë përbërësit me rrahësin e vezëve me dorë me shumë energji duke u përpjekur që brumi të marrë sa më shumë ajër sepse kjo do ta bëjë kekun akoma më të butë.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Për salcën me portokall:

Hedhim të gjithë përbërësit në një tenxhere të vogël dhe e vëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje derisa të trashet sipas dëshirës. Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë në sipërfaqe me kruajtëse dhëmbësh dhe i hedhim sipër salcën e portokallit pjesëpjesë në mënyrë që ajo të thithet nga keku.

Lëmë pak nga salca mënjanë për ta përdorur kur kekun ta përmbysim në pjatë.
Pasi të kenë kaluar 20 minuta dhe keku ka thithur të gjithë salcën, e përmbysim mbi pjatën që do ta shërbejmë dhe pasi ta shpojmë përsëri me kruajtëse dhëmbësh e lagim me salcën që na ka mbetur.

Nëse dëshironi mund të përgatitni glase të bardhë duke përzier 2-3 lugë qumësht me sheqer pluhur. Këtë të fundit do ta shtoni pjesë-pjesë derisa të keni trashësinë e dëshiruar. Përpiquni ta bëni pak të trashë pasi krijon kontrast me frutat sipër.

COMMENTS