Kek me limon dhe vaj ulliri

Kek me limon dhe vaj ulliri

Ëmbëlsirë sarajevase apo ëmbëlsirë meraku
Bërxolla viçi me rozmarinë

Kemi vendosur këto ditë që t’iu sjellim vetëm receta të lehta për t’u përgatitur!Mos harroni të përdorni vaj ulliri të cilësisë së mirë!

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 22 cm ose drejtkëndëshe 25 x 11 cm:

170 gr. sheqer
190 gr. miell
3 vezë
90 gr. kos me fruta ose I bardhë
80 ml. vaj ulliri me shije delikate
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)
2 limona bio – lëngu dhe lëkura e grirë në rende

Për shurupin:
lëngu i 1 limoni
80 gr. sheqer
100 ml. ujë

Përgatitja:

Ndezim furrën në 160° C. Në një tas, rrahim vezët me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë për 2 minuta. Shtojmë kosin, lëngun e 2 limonëve, vajin dhe i përziejmë edhe këto për 1 minutë. Shtojmë me sitë miellin dhe sodën, por këto i përziejmë me lugë druri ose spatul.

Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 30-40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dale e pastër.

Ndërkohë, përgatisim shurupin.

Në një tenxhere të vogël, hedhim përbërësit e shurupit dhe e lëmë në zjarr të marrë valë për 10 minuta. E heqim dhe e lëmë mënjanë të vaket. Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në sipërfaqe dhe e lagim me shurupin e vakët, nëse keku është i nxehtë.

COMMENTS