Katër të vdekur në një aksident në Prishtinë (Foto)

Katër të vdekur në një aksident në Prishtinë (Foto)

Mjekët: Kujdes nga dielli, vapa shuhet me…
Mësoni nga do t’i bie autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë (Foto)

Ka shkuar në katër numri i të vdekurve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në hyrje të Prishtinës, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit ‘Audi’ me targa gjermane, që ka qenë në urë, ka rënë nga lart në rrugë. Ata po udhëtonin për në Viti.

Shkaqet, sipas Policisë, e cila arriti shpejt në vendin e ngjarjes, janë shpejtësia e lartë.

Sipas njoftimeve të fundit, në këtë aksident mbetën të vdekur tre burra e një grua, ndërsa një grua, që po ashtu ndodhej në veturën e aksidentuar, ndodhet në QKUK dhe gjendja e saj nuk është stabile.

Rasti është nën hetim. Ndërkohë që policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në trafik.

COMMENTS