Katër shprehitë e ngrënies të njerëzve të hollë

Katër shprehitë e ngrënies të njerëzve të hollë

Mësoni se cilat janë simptomat e helmimit në ushqim?
‘Lojtarët e futbollit rrezikohen nga dëmtimet në tru’

Humbja e peshës duket të jetë e lehtë për disa, e një ferr i vërtetë për disa tjerë. Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të reja, nuk ka rëndësi ajo çfarë hani, por kur e hani.

Studimi i publikuar në ‘Journal of Nutrition’ ka ekzaminuar faktorët të cilët shpijnë në humbje të peshës dhe ka zbuluar se pavarësisht çfarë njerëzit hanë, koha në të cilën ushqehen ata ka ndikuar në indeksin e tyre të masës trupore (BMI), transmeton Telegrafi.

Katër shprehitë e ngrënies të cilat janë ndërlidhur me humbjen e peshës, kanë qenë këto:

– Ngrënia e vetëm një apo dy shujtave në ditë

– Agjërimi deri në 18 orë

– Ngrënia e mëngjesit

– Bërja e mëngjesit apo drekës si shujta më e madhe e ditës

Në anën tjetër, faktorët të cilët kishin qenë të ndërlidhur me BMI më të madhe kishin qenë ngrënia e herëpashershme, ngrënia e më shumë se tri shujtave në ditë dhe ngrënia e darkës si shujtë kryesore e ditës.

Përderisa ekspertët nuk rekomandojnë të hani vetëm një apo dy shujta në ditë apo të agjëroni vazhdimisht, ngrënia e pesë deri në gjashtë shujtave të vogla në ditë është dëshmuar shkencërisht se ndihmon në humbjen e peshës.

COMMENTS