Kasta pushtetore që e ka zaptuar shtetin po e destabilizon vendin

Kasta pushtetore që e ka zaptuar shtetin po e destabilizon vendin

Daut Dauti: Një video që mua nuk me habitë aspak (Video)
Kisha serbe dhe gjenialiteti ynë mahnitës

Nga Halil Matoshi

Pas hedhjes së një predhe mbi ndërtesen e Kuvendit të Kosovës nga minahedhësi i prodhimit jugosllav ‘Zola’ u pa se pushteti për të qëndruar në pushtet me zor po provokon destabilizim në vend.

‘Bomba’ e montuar në shtëpinë e një zyrëtari qeveritar, hedhja me gurë mbi ndërtesën e Qeverisë, hedhja e gazit në mbledhjen e Komisionit Kuvendor për punët e jashtme si dhe arrestimi i Driton Çaushit të VV-së, brenda pak orësh, është skenar i dëshpëruar i kësaj kaste politike për ta destabilizuar vendin, pasi që nuk po ka aftësi (sepse si pushteti i PDK-së ashtu edhe opozita janë të papërgjegjshme dhe jokompetente, e LDK-ja është tkurrë dhe hesht, pra thuajse ëshë nxjerrë nga historia politike e Kosovës?!) me ju dhënë zgjidhje që dy vjet dy çështjeve shtetërore me interes vital, si Demarkacioni dhe Asociacioni…

Kjo kastë politike e zhytur në krim (krime lufte, vrasje politike, korrupsion e zhvatje te aseteve kombëtare, pra krime ekonomike) do ta perplasë shoqërinë kosovare duke fabrikuar dhunë të përmasave destablizuese deri në shkallë të konfliktit civil.

Sepse në shtator shumë nga këta akterë të këtyre maskarallëqeve që dy vjet e këndej, do të jenë të prangosur me urdhër të Gjykatës Speciale!

Pjesa më normale e opozitës dhe qytetarët kosovarë sidomos duhet me pas kujdes dhe mos me e pranu sfidën, sepse po ngatërrohen me ‘flamujt e rreme’ të SHIK-ut dhe disa segmenteve të tjera agjenturore në Kosovë.

Në secilin variant, konflikti shoqëror i konvenon pushtetit të PDK-së që e ka zaptuar shtetin dhe po mësyn t’i ruaj interesat e ‘Vllaznisë Pronto’ me çdo kusht. Poashtu përplasja po u konvenon disa të dyshuarëve të tjerë për krime të luftës!

Të gjitha këto inskenime përplasjesh e mbajnë vulën e Gjykatës Speciale, prandaj populli ka me e ditë saktë kënd me e mbajt përgjegjës për cënimin e Republikës!

COMMENTS