Kardashian vuan nga kanceri

Ribashkohen pas 20 vjetësh aktorët e Titanicut
Foto seksi të këngëtares Jennifer Lopez (Foto)

Khloe Kardashian ka rrëfyer se është e prekur nga kanceri. Beteja e saj me kancerin filloi disa vite më parë, kur ajo zbuloi një nishan të vogël në lëkurë.

‘Unë kam nishane gjithandej në trup, por para disa vitesh, vura re që një nishan poshtë gjoksit tim po zmadhohej vazhdimisht derisa ndryshoi formë. Kisha dëgjuar se nëse diçka e tillë ndodh, duhet të kontrollohesh te mjeku. Dhe unë këtë bëra. Për fat të mirë kanceri ishte beninj dhe mjekët arritën të ma hiqnin.’ ka njoftuar Khloe.

Por, kjo nuk ishte beteja e vetme e saj me kancerin. Një herë tjetër ajo zbuloi një nishan jonormal në kurriz. Mjekët zbuluan se ishte kancer lëkure dhe vendosën të ndërhynin.

‘Kam hequr rreth 20 centimetra lëkurë. Ishte shumë e dhimbshme. Radhët e kaluara ndërhyrja nuk ka qenë kaq e vështirë.’ tregon ylli i reality show-t.

COMMENTS