Karateistët provojnë ‘sportin serb’ – diskriminimin

Karateistët provojnë ‘sportin serb’ – diskriminimin

‘Chelsea duhet të blejë lojtarë cilësor nëse shitet Hazard’
Caparros zëvendëson Montellan te Sevilla

‘Ne e lidhim Evropën’. Kjo ishte motoja e shkruar në autobusin me të cilin karateistët e Kosovës të mërkurën dy herë ia mësynë pikës kufitare në Merdar. Dhe ngjarjet e së mërkurës, që në Kosovë ishte ditë pushimi për shkak të Ditës së Evropës, dëshmuan se “lidhja” me Evropën është e brishtë. Përfaqësuesja e Kosovës në karate mbeti jashtë kampionatit evropian që të enjten (sot) nis në Novi-Sad të Serbisë.

Karateistët e Kosovës nuk janë lejuar që të hyjnë në Serbi, sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Shteti i Serbisë nuk lëshoi pe lidhur me hyrjen e karateistëve kosovarë, ndonëse gjatë ditës në këtë proces janë përfshirë organizatat më të mëdha sportive ndërkombëtare, si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Karatesë. U bënë dy udhëtime të karateistëve të Kosovës nga Prishtina për në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Udhëtimi i parë u bë në mëngjesin e hershëm, në orën pesë. Karateistët, por edhe shumë prej drejtuesve, që të gjithë së bashku ishin rreth 30, ishin të veshur me tuta sportive të përfaqësueses, në të cilat qartë shiheshin simbolet e shtetit të Kosovës. Paraqitja në pikën kufitare me tuta, me shenja të Kosovës, u tha më pas që ishte prej arsyeve pse u ndalua hyrja. Kështu udhëtimi i dytë Prishtinë – Merdar u bë nga karateistë dhe zyrtarë të veshur me rroba civile.

COMMENTS