Kaq është thellësia prej nga kanë rënë policët në Lepenc

Kaq është thellësia prej nga kanë rënë policët në Lepenc

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc. Deri më tani nuk dihen shka

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Vendi ku kanë rënë policët, është i thellë 200-300 metra

Sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar urën.

‘ Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë’ ka thënë ai.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Kërkimeve për policët iu janë bashkuar edhe FSK dhe ekipet e zjarrëfikësve.

Deri më tani është bërë e ditur se vetura është gjetur, por jo edhe pjesëtarët policorë.

COMMENTS