Kapen zyrtarët komunalë serbë me materiale propaganduese

Të moshuarit që vdiq në rrugën Gjilan-Ferizaj nuk iu afrua askush për ndihmë (Video)
Presidentja e Koresë së Jugut shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese

Raportohet se në hyrje të Republikës së Kosovës përkatësisht te ‘Dheu i Bardhë’ është ndaluar vetura me targa zyrtare në të cilën po udhëtonin dy zyrtarë komunal, meshkuj të komunitetit serbë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar materiale propaganduese të cilat përmbajnë foto dhe mbishkrime të personaliteteve të larta të Serbisë.

Pas konsultimit me prokurorin personat dhe vetura me të cilën udhëtonin janë dërguar në stacionin policor Gjilan.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

COMMENTS