Kapen duke vjedhur naftë nga makineria e një firme, arrestohen 4 persona

Punimet në urën mbi Ibër, mbesin të pezulluara
Posta e Kosovës, pullë postare heroit Xheladin Gashi – Plaku

Në fshatin Kovaqec të Kaçanikut dje janë arrestuar katër persona pasi janë kapur duke vjedhur naftë nga makineria e një firme ndërtuese të rrugëve.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:50.

‘Janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate si dhe 8 bidonë të zbraztë po ashtu është konfiskuar edhe një Furgon në të cilin ishin 10 bidonë të zbraztë’, thotë PK.

Më tutje në komunikatë thuhet se me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

COMMENTS