Kapen 6 të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit (Foto)

Kapen 6 të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit (Foto)

ISIS pranon humbjen në Irak, urdhëron ikje, vetëvrasje dhe sulme kamikaze
Dyshohet për një person të vdekur te Ura e Fshejtë (Foto/Video)

Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës të kryer më 4 gusht 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

‘Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve’, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, mësohet se janë sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjërat e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.

6 te arrestuar 1

6 te arrestuar 2

COMMENTS