Kandidati proserb për president të Malit të Zi thotë do të anulojë njohjen e Kosovës

Kandidati proserb për president të Malit të Zi thotë do të anulojë njohjen e Kosovës

Larg duart në Mali i Zi, i ka dërguar porosi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, kandidatit proserb për president të Malit të Zi, Marko Millaçiq, raporton RTCG, transmeton Koha.net.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, siç raportojnë mediat e Podgoricës, përmes një televizioni në Prishtinë ka porositur shqiptarët në Mal të Zi të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq. Me këtë thirrje, sipas Millaçiqit, Haradinaj i është falënderuar Gjukanoviqit personalisht për njohjen, siç është shprehur ai, ‘e shtetit të rremë të Kosovës’.

‘Përmes kësaj ndërhyrjeje frapante në zgjedhjet malazeze shihet qartë se Gjukanoviqit po i kthehet me shpërblim ‘njohja e shtetit të rremë, Kosovës”. Duke u nisur nga logjika se secili e gjen personin e ngjashëm me veten, Gjukanoviq dhe Haradinaj vazhdojnë koalicionin e pazakontë të krijuar më 2008, kur pushteti ynë, në kundërshtim me, siç është shprehur Millaçiq, vullnetin e 85 për qind të popullsisë, i vuri vulë njohjes së të ashtuquajturës Kosovë e pavarur’, është shprehur Millaçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do ta njohë, siç është shprehur Millaçiq, shtetin e rremë të Kosovës, e as do ta bëjë këtë partia që ky e përfaqëson dhe kandidat për president i të cilës është në këto zgjedhje, duke shtuar se do të bëjë të pamundurën që ky vendim jodemokratik të anulohet.

Të dielën mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Për këtë post përveç këtij kandidati, garon edhe Millo Gjukanoviq, nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), i cili sipas të gjitha analizave do të dalë fitues i tyre.

COMMENTS