Kandidatët për kryetarë të komunave probleme me ligjin

Kandidatët për kryetarë të komunave probleme me ligjin

Një numër i kandidatëve në garë për kryetarë të komunave apo asamble komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, janë nën hetime për vepra të ndryshm

Një numër i kandidatëve në garë për kryetarë të komunave apo asamble komunale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, janë nën hetime për vepra të ndryshme apo edhe të dënuar në shkallën e parë.

Njohës ligjorë thanë për Radio Kosovën se ligjërisht, këta kandidatë nuk bëjnë shkelje ligjore, por sipas tyre moralisht nuk do të duhej të ishin në lista zgjedhore.

Në listat zgjedhore për asambletë komunale apo edhe për kryetar komunash të cilët po garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, janë të përfshirë edhe një numër i kandidatëve të cilët në të kaluarën kanë bërë shkelje ligjore.

Njohës të ligjit thonë për Radio Kosovën ndërkaq, se ligjërisht, derisa këta kandidatë janë nën hetime apo edhe të dënuar në shkallën e parë,kanë të drejtë të jenë në garë për zgjedhje.

Mirëpo, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se moralisht, kandidatët të cilët kanë pas probleme ligjore në të kaluarën nuk do të duhej të ishin në lista zgjedhore.

Madje, Musliu thotë se IKD ka rekomanduar që vet partitë politike të krijojnë një kod të mirësjelljes me të cilin do të ndalohej përfshirja e tyre në listat e zgjedhjeve.

Edhe Albulena Nrecaj nga Iniciativa për Progres (INPO), tha se ligjërisht, kufizimi i pjesëmarrjes në zgjedhje vlen vetëm për ata që kanë aktgjykim të formës së prerë.

Në Ligjin për zgjedhjet në Kosovë, thuhet mes tjerash se në zgjedhje nuk ka të drejtë pjesëmarrje personi ‘i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit’.

COMMENTS