Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri

Kanada zgjat për tre muaj misionin në Irak dhe Siri

Meta, Hoxhajt: Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj për të ndihmuar vendin fqinj
Albert Rohan: Katalonia s’mund të krahasohet me Kosovën

Kanadaja ka njoftuar se do të zgjasë misionin ushtarak kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Iran, deri më 30 qershor.

Ministri i Mbrojtjes, Harjit Sajjan më 31 mars ka thënë se zgjatja e misionit për tre muaj, do t’i lejojë qeverisë që të vlerësojë më tej natyrën e kontributit të Kanadës ndaj koalicionit që udhëheqin Shtetet e Bashkuara.

Misioni ushtarak i Kanadës ishte paraparë që të përfundojë në fund të marsit.

Forcat e para të Kandasë u dërguan në Irak në mesin e vitit 2014. Ky shtet dy herë ka zgjatur misionin e saj dhe e ka zgjeruar edhe në Siri.

Në deklaratën e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se ‘qëllimi dhe kontributi ushtarak i Kanadasë do të vazhdojë të jetë i njëjtë edhe në tre muajt e ardhshëm’. Aty thuhet se Kanadaja do të vazhdojë që të ofrojë ‘këshilla’ dhe ‘asistencë’ ndaj forcave të sigurisë irakiane.

Ministri Sajjan ka thënë se rreth 200 forca speciale të Kanadasë janë duke vepruar në lindje të Mosulit.

Forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja janë duke luftuar për të çliruar Mosulin nga luftëtarët e IS-it.

Mosuli Lindor është shpallur i çliruar ndërkaq forcat irakiane në terren janë duke u përballur me një rezistencë të fortë të IS-it në perëndim të qytetit, ku vlerësohet se janë 1 mijë luftëtarë ekstremistë.

Grupi militant Shteti Islamik morri nën kontroll Mosulin më 2014.

COMMENTS