Kanada, momenti i rrëzimit të rok yllit amerikan në skenë (Video)

Meat Loaf është rrëzuar në skenë gjatë performancës në Kanada mbrëmjen e së enjtes- vetëm disa ditë pasi anuloi një koncert për shkak të sëmundjes së tij.

Ylli amerikan i rokut, ishte duke kënduar ‘I’d do anything for love’ në Jubilee Auditorium në Edmonton kur papritur ra në dysheme.

68 vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës, është filmuar nga persona të ndryshëm kur ndodhi incidenti, dhe videot janë publikuar më pas në rrjetet sociale.

Fansat e shqetësuar dhe zyrtarë rrethuan menjëherë legjendën e rock-ut para se të dërgohej në spital, ku ende nuk dihet gjendja e tij.

Meat Loaf konsiderohet njëri prej artistëve krijues më të suksesshëm të të gjitha kohërave me albume si ‘Bat out of hell’, i shitur me mbi 43 milionë kopje anembanë botës e që 40 vjet pas publikimit vazhdon të shitet me rreth 200 mijë kopje çdo vit.

COMMENTS