Kamioni vret njerëz në tregun e Berlinit, dyshohet për sulm terrorist (Video)

Kamioni vret njerëz në tregun e Berlinit, dyshohet për sulm terrorist (Video)

AKI për rastin e Vllasit: Mos publikoni materiale të paautorizuara
Dhjetëra viktima nga rrëzimi i avionit turk në Kirgizi

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur të hënën në një treg të Krishtlindjeve, në zemër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara.

Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën, ndërsa kjo me gjasë është ‘vepër terrorizmi’. Policia e ka arrestuar një person afër tregut për të cilin thotë se është shoferi i kamionit.

Një person i dytë që ka qenë pasagjer në kamion, që sipas policisë është me shtetësi polake, ka vdekur në vendin e ngjarjes megjithë përpjekjet e mjekëve ta shpëtojnë.

Policia thotë se polaku nuk e ka pasur kamionin nën kontroll kur ai është përplasur rreth 80 metra në thellësi të turmës.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se personi i arrestuar me gjasë ka shkuar në Gjermani si refugjat, nga Afganistani apo Pakistani, sipas burimeve të tyre të sigurisë.

Televizioni polak, TVN 24, raporton se kamioni që është përplasur për turmën është pronë e një kompanie polake, ndërsa policia gjermane ka thënë se ata po e hetojnë rastin me dyshimin se kamioni është vjedhur.

COMMENTS