Kaltrina Azizi nga Gjilani, oficerja e parë shqiptare në Zvicër (Foto)

Kaltrina Azizi nga Gjilani, oficerja e parë shqiptare në Zvicër (Foto)

Isa Mustafa: Nuk mund t’i marrim 8200 hektarë pa pëlqimin e pronarëve dhe shtetit të Malit të Zi
Peshkaqenët 400 vjeçarë të Grenlandës (Video)

Kaltrina Azizi, më 3 shkurt është graduar si oficer-lejtënant nga Koloneli Oberi Gst Roduner, dhe është pranuar në korin e oficerëve nga Brigader Nageri.

Ajo është bërë oficerja-lejtënant e parë e Infanteris-Forcat tokësore me origjinë shqiptare, përcjellë zico.tv

Në gradimin e Kaltrina Azizit ka qenë e ftuar edhe ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca.

Kaltrina, e cila është me prejardhje nga Gjilani, ka lindur në Bern të Zvicrës. Ajo ka absolvuar në një nga shkollat e oficerëve më të vështira fizike dhe psikike.

Kaltrina Azizi flet rrjedhshëm pesë gjuhë: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip.

COMMENTS