Kaka rikthehet te Milan: Bisedova me Fassonen

Kaka rikthehet te Milan: Bisedova me Fassonen

Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani (Foto)
Ajeti i pandalshëm, tjetër gol të bukur në fitoren e Baselit (Video)

Ricardo Kaka ka vizituar Casa Milan këtë paradite dhe çfarë vizite që ishte. Braziliani 35-vjeçar i cili i dha fund aventurës me Orlando-n është mirëpritur nga një numër i madh tifozësh të etur për ta parë sërish idhullin e tyre.

Ai filloi vizitën duke parë muzeun e ri të Milan i shoqëruar nga babai i tij, Bosco Leite, dhe sot në mbrëmje do të jetë në San Siro për të parë nga afër skuadrën kur të luajë me Austria Wien.

‘Është diçka e veçantë të rikthehesh pas tre viteve. Milan ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time pasi kam rënë në dashuri me këtë klub dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme’, shprehet fantazisti.

‘Nuk kam vendosur nëse do të var këpucët në gozhdë apo jo, jam duke marrë kohën time për të vendosur përfundimisht’.

‘Jam i lumtur që takova drejtorin Fassone, ishte një moment i veçantë’.

Tifozët Kuqezi shpresojnë të shohin Kaka në rolin e drejtuesit të klubit në të ardhmen e afërt.

Mbi një përfshirje të mundshme, braziliani shprehet: ‘Është e vështirë të flasësh për këto gjëra tani, është bukur të jesh afër Milan-it por nuk e di nëse do të marr rolin e drejtuesit’.

COMMENTS