Përbërësit:
6 lugë drithëra tërshëre,
500 ml qumësht orizi,
3 banane të pjekura,
100 g arra të bluar dhe të grira,
2 lugë sheqer,
2 lugë mjaltë,
1 lugë e vogël kanellë.
Përgatitja:
Në pjatë shtypni me pirun dy banane.
Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin e orizit, shtoni drithërat e tërshërës dhe sheqerin dhe zini në temperaturë mesatare 2 – 3 minuta.
Pastaj përzieni arrat dhe bananet, përzieni dhe zini edhe 2-3 minuta derisa përbërja të bëhet e qullët.
Hiqeni nga shporeti, prisni që të ftohet pak, pastaj përzieni mjaltin dhe kanellën, ndani në dy porcione, shtoni rrathët e prerë të bananes së mbetur.
COMMENTS