Kafja e tëpërt mund të dëmtojë shikimin

Kafja e tëpërt mund të dëmtojë shikimin

Lakra e kuqe, një nga perimet më të pëlqyera (Video)
Një dush i nxehtë djeg më shumë kalori se një shëtitje 30-minuta

Konsumimi i tepër i kafes sjell dhe pasoja në shëndetin e syve, prandaj është e rëndësishme të mos e kalojmë limitin prej tre filxhan kafeje në ditë.

Shkencëtarët nga Universiteti Harvard pohojnë që personat, të cilët pinë më shumë se 3 filxhanë kafe në ditë, i ekspozohen rrezikut më të madh për të pasur glaukomë, e cila mund të shkaktojë shikim më të dobët dhe verbëri.

“Kafja me kafeinë ka shumë përparësi shëndetësore, por pirja e më shumë se 3 filxhanëve në ditë mund të rrisë rrezikun për të pasur glaukomë, veçanërisht tek personat që kanë predispozita gjenetike për të pasur glaukomë”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Jae Hee Kang.

Pjesë e këtij studimni kanë qenë rreth 79.000 femra dhe 41.000 meshkuj. Asnjë pjesëmarrës nuk ka vuajtur nga glaukoma, transmeton Koha.net. Të gjithë pjesëmarrësit kanë plotësuar anketën e cila ka pasur pyetjet për shprehitë e tyre, duke përfshirë edhe sasinë e kafes të cilën e pinë çdo ditë.

Profesori, Kang me ekipin e vet profesional ka studiuar skandinavët të cilët udhëheqin në numrin e personave që vuajnë nga glaukoma, si edhe në sasinë e kafes që e pinë. Në këtë hulumtim kanë konstatuar që konsumimi i sasisë së tepruar të kafes rrit rrezikun për të pasur glaukomë për 66 për qind.

Kur pjesëmarrësit e këtij hulumtimi i kanë krahasuar me skandinavët, prof. Kang dhe ekipi i tij ka konstatuar që personat nga grupi i amerikanëve, të cilët pinë sasi të tepruar të kafes, po ashtu kanë rrezik më të lartë për të pasur glaukomë.

Megjithatë, shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Investigative Ophthalmology & Visual Science”, theksojnë që produktet e tjera, të cilat kanë kafeinë në përbërjen e tyre, nuk rrisin rrezikun nga krijimi i glaukomës, prandaj janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme.

COMMENTS