Kadriu: Sakrifica dhe krenaria e Ramushit, energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit

Kadriu: Sakrifica dhe krenaria e Ramushit, energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit

Ja çka mund t’ju ndodhë shqiptarëve nëse Le Pen fiton zgjedhjet në Francë
Lutfi Haziri i ‘dorëzoi’ detyrën e kryetarit, Festina Kurteshit (Foto)

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt i Gjykatës në Colmar të Francës ka gëzuar edhe kreun e AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriun, i cili ka thënë ndër tjerash se sakrifica dhe krenaria e Ramushit duhet të jetë energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë.

‘Sakrifica dhe krenaria e Ramushit duhet të jetë energji e përbashkët për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë, duke mos harruar edhe ëndrrat e brezave për dinjitet të të gjithë shqiptarëve. I falënderoj të gjithë për mbështetje gjatë këtyre muajve te vështirë, ju lus qe sonte ne ora 19:00 të gjithë të bashkohemi dhe te festojmë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Urime!’, ka thënë drejtuesi i AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.

COMMENTS