Kadri Veseli tifozi i flaktë i Kosovës (Foto)

I nxehti afrikan, ky është parashikimi i motit për sot
Sheshi Skënderbej në Tiranë, vlerësohet i dështuar

Sikurse shumë artistë e qytetarë të cilët kanë marrë rrugë për në Shqipëri, në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, është nisur për në Shkodër.

E këtë rrugë e ka marrë pikërisht për të qenë më afër e për t’i mbështetur lojtarët kosovarë, të cilët sot do të përballen me përfaqësuesen e Kroacisë.

‘Rrugës për në Shkodër, në mbështetje të lojtarëve tanë. Forca Kosova!XK#UneBiriYtKosove’, ka shkruar Kadri Veseli, në përshkrimin e fotos së postuar në Facebook.

Ndryshe ndeshja Kosovë-Kroaci do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në qytetin Shkodër përkatësisht në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

kadri-veseli-tifozi-i-flakte-i-kosoves-foto

COMMENTS