Kadri Veseli takohet me presidentin Trump (Foto)

Kadri Veseli takohet me presidentin Trump (Foto)

10 kg. lëndë narkotike, arrestohet një person
Merr flakë autobusi që po lëvizte nga Podujeva në Prishtinë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni. Kryetari Veseli ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

‘Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë’, ka shkruar Veseli.

COMMENTS