Kadri Veseli beson se ekzistojnë alienët? (Video)

Kryetari i Kuvendit në largim njëherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndryshe nga shumë intervista të tjerë në të fundit që ka

Kryetari i Kuvendit në largim njëherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndryshe nga shumë intervista të tjerë në të fundit që ka realizuar ka folur për tema nga më të ndryshmet përpos politikës.

Ndër të tjerash Veseli është pyetur edhe për atë se a ekzistojnë alienët? Me këtë rast lideri i PDK-së ka thënë se një gjë të tillë nuk e ka besuar derisa është futur në politikë.

Ndër përgjigjet e tjera ku Veseli përgjigjej me shaka ishte edhe kjo: A janë mundur ndonjëherë me presidentin e vendit Hashim Thaçin, ku ka thënë se me të nuk janë mundur por se me të i lidh historia e vendit dhe se bashkë kanë arritur t’i mundin të tjerët që janë munduar t’i ndalojnë apo t’i mundin këta të dy.

Gjithashtu Veseli ka shtuar se në disa raste vozitet nga bashkëshortja e tij, pra si në rastin e këtij emisioni që realizimi iu bë në Tiranë.

Lideri i PDK-së gjithashtu është shprehur i bindur se PDK dhe ‘Fillimi i Ri’ do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 11 qershorit.

Për më tepër dëgjoni intervistën në videon më poshtë:

COMMENTS