Kadare: Të ruhet gjuha dhe kultura e pastër shqipe

Kadare: Të ruhet gjuha dhe kultura e pastër shqipe

‘Termokiss’ shfaqë sonte dy filma në Prishtinë
Filmat që duhet t’i shihni gjatë verës! (Video)

Në kuadër të vizitës së zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, në Francë, ku realizoi takime të shumta, vizitoi edhe shkrimtarin e mirënjohur shqiptar me famë kombëtare e ndërkombëtare, Ismail Kadare.

Hoti i përcolli autorit të veprave të shumta letrare artistike, Ismail Kadaresë, interesimin e Qeverisë së Kosovës, konkretisht të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shëndetin e shkrimtarit, pas një operimi të suksesshëm që ka kaluar. Zëvendësministri i uroi shëndet dhe vazhdim të krijimtarisë edhe më tej.

Hoti dhe Kadare biseduan se si kultura shqiptare të fuqizohet si një trung i vetëm dhe të rritet bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor mes shqiptarëve. Tutje, u bisedua edhe për orientimin dhe identitetin properëndimor dhe evropian të shqiptarëve.

Kadare porositi që t’i kushtohet rëndësi ruajtjes së gjuhës dhe kulturës së pastër shqipe si vlerë fondamentale e shqiptarëve.

Gjithashtu, zëvendësministri Hoti e informoi shkrimtarin e madh shqiptar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare të kulturës, përfshirë edhe planet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kadare shprehu gatishmërinë e tij të plotë për ta ndihmuar Republikën e Kosovës që ajo të jetë sa më parë anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara.

Kadare u ftua që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt. Ai e pranoi me kënaqësi ftesën, duke e cilësuar edhe si një mundësi të takimit me lexuesit e tij për të kontaktuar drejtpërdrejt me ta.

COMMENTS