Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar në Kosovë

Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar në Kosovë

Vdes një punëtor i Kuvendit të Kosovës
Konfirmon Zyra e Kryeministrit: Demarkacioni votohet javën tjetër

Ministria e Kulturës së Kosovës në një ceremoni të organizuar ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar ‘Letërsia Shqipe’, për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon.

‘Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve’, tha Kadare pas marrjes së çmimit.

Kadare, që po viziton Kosovën, ka takuar gjatë ditës presidentin Hashim Thaçi, përpara se t’i ndahej çmimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar disa herë përveç me çmimet letrare edhe nga Presidentët e Kosovës, për veprën e tij dhe angazhimin për Kosovën.

COMMENTS