Kadaj–Bujupi: Ne po e bllokojmë Kadri Veselin, PAN-i për të po e bllokon Kosovën

Kadaj–Bujupi: Ne po e bllokojmë Kadri Veselin, PAN-i për të po e bllokon Kosovën

Komuna pa asnjë deputetë në Kuvendin e Kosovës
Tre kryetar të komunave në garë për deputetë

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se VV-ja është duke e bllokuar zgjedhjen e Kadri Veselit, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ajo pas ndërprerjes së seancës konstituive ka thënë për media se ata konsiderojnë se Veseli është njeriu më i papërshtatshëm për ta drejtuar legjislativin e vendit.

‘PAN-i për Kadri Veselin e ka bllokuar Kosovën, duke e bërë atë më të madh se Kosova. Nuk kanë nevojë të improvizojnë më tryeza, sepse qytetarët e Kosovës më 11 qershor kanë votuar për ndryshim’, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

E pyetur nga gazetarët se nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e së mërkurës, Kadaj Bujupi thotë se ata nuk kanë nevojë të marrin në debate të tilla apo në kafe po duhet të vijnë në kuvend.

‘Duhet të vijnë në Kuvend jo të improvizojnë përmes tryezave të tilla’, tha ajo.

Për deklaratën e Pacollit thotë se VV është në koordinim dhe bashkëpunim me koalicionin LAA dhe nuk jep komente për deklarata të tilla.

COMMENTS